Drejtuesi politik i PD i qarkut të Lezhës, Agron Gjemarkaj ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga takimi i zhvilluar nga PD në Kurbin.
Në një postim, Gjekmarkaj shkruan se theksi i të pranishmëve u vu në braktisjen, mungesën e mbështetjes dhe mungesën e tregut për produktet e tyre bujqësore.
Ai ka bërë një thirrje edhe për diasporën, për aktivizim të fuqishëm dhe mbështetje të rrotacionit politik në Shqipëri.
Postimi:
Me demokratë dhe qytetarë të Mamurrasit në Kurbin!
Në Mamurras, në këtë simbol të qendresës së bashku me deputetët znj.Elda Hoti, z.Kastriot Piroli e kryetarin e PD-së Kurbin z. Edmond Shkoza, në një bashkëbisedim me demokratët e qytetarët e zonës për ndryshimin e së ardhmes, shpresës dhe besimit.
Pjesmarrja mbreslënëse është një motiv i madh inkurajues për ndryshim! Diskutime konkrete si dëshmi e keqeverisjes së Edi Ramës dhe kryebashkiakes Majlinda Cara!
Taborret e hargalisura të Ulsiut janë në shthurje! Varfëri, zhgënjim, korrupsion e shkretim të territorit, këtë mbolli “rilindja” nga e cila nuk lindi asgjë e mirë!
Të pranishmit duke vënë theksin tek karakteri bujqësor i zonës vunë në dukje braktisjen, mungesën e mbështetjes, mungesën e tregut për produktet e tyre bujqësore, duke krahasuar me 2005-2013, kur në Shqiperi u mbollëm 7 milion rrënjë ullinj, kur financoheshin projekte për ferma, stalla, fruta e arrorë!
Të gjithë duan rrotacion, shpresë e dinjitet! Atë që u takon si e drejtë nuk duan ta negociojnë më! Përballje për votën e lirë, rezistencë për Qeveri Teknike!
Liria e Sali Berishës është dëshmi që forca e të vertetës triumfon! Ndryshon Amerika, era Trump, ndryshon Europa, ndryshon Shqipëria!
Nuk do të ketë më pensione nën 200 euro, po kaq minimum jetik, rroga minimale 500 euro, rroga mesatare 1200 euro! Mbështeje me 160 milon euro menjëherë sektorit të bujqësisë! Mbeshtetje për ish të persekutuarit politik e pronarët! Rrogat me të larta në rajon për mësuesit, pedagogët e mjekët!
PD erdhi në skenën e historisë “E duam Shqiperinë si gjithë Europa”, dhe ajo do e përmbyllë integrimin përfundimtar të saj në të, ashtu siç realizoi futjen në NATO, Shqipërinë pa viza, infrastrukturën e shumëçka tjetër!
Një Shqipëri normale, e njerzve të qetë e të thjeshtë, pa krim, skandale e korrupsion do jetë Shqipëria e qeverisur nga PD duke filluar nga pranvera që vjen!
Një thirrje sublime për diasporën! Aktivizohuni fuqishëm, mbështesni rrotacionin politik duke kontribuar me vullnetin dhe votën tuaj për ta ndërtuar Shqipërinë europiane! Fitore