Vendosni fjalën kyçe....

Tensione pas propozimit për faljen e gjobave, Noka-mazhorancës: Keni veshur lëkurën e deles sepse ju duhen vota


Seanca plenare është shoqëruar me debate të ashpra pasi mazhoranca ka propozuar që të falen gjobat, për ndërtimet pa leje në zonat rurale.

Noka kërkoi fjalën nga vendi, por sapo iu drejtua “mazhorancës se po gënjen Parlamentin”, iu ndërpre fjala.

Më pas iu drejtua foltores, por aty u përball me Gardën.

Spriopali: Garda nuk ka nevojë, zoti Noka ka fjalën.

Më pas Noka e mori fjalën, duke akuzuar mazhorancës se ka 12 vjet kanë masakruar qytetarët, të cilët kanë ndërtuar një dritare apo çati, ndërsa tani kërkojnë t’i falin.

“Më thuaj zonjë, a mos vallë ujku është veshur me lëkurën e qengjit? A ishit ju që ju thoshit shqiptarëve se koha e pandëshkueshmerisë ka marrë fund? Që burgosët 38 mijë shqiptare pse riparuan një dritare apo një kotec pulash? Tani që po vijnë zgjedhjet, u thoni shqiptarëve që këta përbindësha, këta ujqër të tërbuar kanë veshur lëkurën e deles, sepse ju duhen vota”, tha Noka.