Në Kuvendin e Shqipërisë, deputetja e PD, Ina Zhupa, ka akuzuar komisionin për propagandën ruse dhe kineze, duke thënë se ai po përdoret për të hetuar gazetarët dhe mediat shqiptare që raportojnë kundër qeverisë. Ajo kërkoi që ky komision të mbyllej dhe të njoftoheshin ndërkombëtarët për përdorimin e tij në mënyrë të njëanshme, për të persekutuar mediat që nuk mbështesin politikën e qeverisë.
Nga ana e tij, deputeti i PS dhe kreu i komisionit, Erion Braçe, iu përgjigj Zhupës duke thënë se ai ka kërkuar hetimin e atyre që dezinformojnë, dhe e akuzoi atë për përhapjen e dezinformimit. Braçe theksoi se në asnjë moment nuk ka kërkuar që të hetohen gazetarët, por vetëm autorët e krimit dhe dezinformimin me qëllime politike. Ai gjithashtu e ironizoi Zhupën, duke i thënë të presë thonjtë dhe të mos lyhet me parfum, duke e quajtur shfaqje të huaj për t’u paraqitur në Kuvend.
Zhupa: Ju që ngritët një komision gjoja për propagandën e Rusisë dhe të Kinës, tani po e përdorni pse media shfaq që komunikate e policisë është e rreme, që i jep zë dëshmitarëve dhe del ai zotëria dhe thotë duhet të cohën mediat dhe gazetarët për ndjekje penale.
Kërkesa ime ndaj jush është që meqë u shfaq në publik pse e donit komisionit për dezinfomim dhe si do ta përdorni gjatë fushatës për mediat që bëjnë lajme që nuk shkojnë me vijën tuaj, hiqni dorë mbylleni komisionin, njoftoi ndërkombëtarët ta shohin që ajo që thamë në doli.
Këta duan të persekutojnë mediat të cilat nuk e cojnë ujin tek qeveria.
Braçe: Si mund ta lë pa replikë, kur kjo mediat i di rubinete. Media që nuk cojnë ujë tek qeveria, unë di që uji mbahet o në kanale o në tuba, nuk mbahet në media.
Në media mund të pihet. Megjithatë e dashur kryetare mos u lyej me parfum, e dyta pri thonjtë se është shfaqje e huaj të vish në parlament.
E dyta, në asnjë sekondë, në asnjë moment të mbledhjes së djeshme të Komisionit të Posaçëm nuk kam kërkuar që të hetohen media apo gazetarë.
Kam thënë që duhet të hetohet krimi, të mbahen përgjegjës autorët. Kam kërkuar dhe do ta kërkoj që autoritet të hetojnë dizinformimin që ka një qëllim të qartë politike, ti je një nga ato që duhet të hetohesh për dezinformim, që ti nuk di të lexosh unë këtë e di, por që nuk dëgjon është problem tjetër. Ti më dukesh si ruse, por nuk je ruse.