Deputetët e PD propozuan një ligj për falje gjobash për ndërtimet pa leje ne zonat rurale. Kjo ka shkaktuar debate të forta në sallën e Kuvendit, pasi kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi kërkoi që kjo të vihej në dispozicion.
Gjatë një momenti tensioni Bardhi iu drejtua deputetit socialist Erion Braçe duke i thënë: “Ik pirdhu, legen”.
Ndërkohë kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali kërkoi që kjo shkresë me 40 firma të deputetëve të PS t’i vihet në dispozicion edhe deputetëve të PD.
Bardhi: Ligjet nuk vijnë me sms, tregoje. Gënjyet Kuvendin. Po e con tani, ke letra dhe firma me fletë të bardhe.