Vendosni fjalën kyçe....

Zhupa – Braçe kalojnë në ofendime, PS braktis sallën e Kuvendit


Deputetët dhe ministrat e mazhorancës braktisën sallën e Kuvendit në nisje të interpelancës për vrasjen e Martin Canit.

Ky veprim i tyre u bë pasi deputetja demokrate, Ina Zhupa, përdori fjalë ofenduese ndaj deputetit socialist, Erion Braçe.

Ajo ju drejtua Braçes me një shprehje fyese, duke thënë: “Erion Braçe, t’u rrit boja, sa shumë m… të ha goja”, pas një ofendimi të mëparshëm të Braçes, i cili e quajti Zhupën “ruse”.

Po ashtu, edhe ministrja Ogerta Manastirliu, e cila ishte thirrur për të marrë pjesë në interpelancë, u largua nga salla.