Vendosni fjalën kyçe....

Vrau Alfred Dedjan, Julian Gjoshi do i nënshtrohet ekspertizës psikike


Julian Gjoshi, i cili dy ditë më parë qëlloi me 5 plumba Alfred Dedjan në Ndroq do i nënshtrohet ekspertizës psikiatrike pasi dyshohet se është përdorues i lëndëve narkotike.

27-vjeçari u la në burg nga gjykata ndërsa gjatë seancës avokati tha se përdorimi i drogës nga klienti i tij ka ndikuar në aftësitë e tij psikike.

Gjoshi, i cili është kunati i Altin Hajrit, i shpallur në kërkim për rrëmbimin e zhdukjen e Jan Prengës, e qëlloi Dedjan në restorantin ku ai po drekonte me miqtë e tij. Në dëshminë e tij në polici, Gjoshi ka deklaruar se e qëlloi viktimën, pasi ky i fundit e shante nëpër tavolina.

Ai u vetëdorëzua në polici një ditë pas ngjarjes ndërsa arma e krimit nuk është gjetur ende, edhe pse Gjoshi ka treguar se e ka hedhur në shkurre. 27-vjeçari ishte arrestuar në vitin 2021 për armëmbajtje pa leje po është liruar nga burgu.