Bashkia e Tiranës ka marrë çmimin “Kryeqyteti i Inovacionit” për qeverisjen vendore në edicionin e 7-të të çmimeve kombëtare “Angi-OSCAR”, i zhvilluar këtë javë në Romë.
Sipas kryebashkiakut Veliaj, ky është një vlerësim për përpjekjen e të gjithë skuadrës së Bashkisë së Tiranës, për të pasur një qytet solidar dhe me standarde për fëmijët në çerdhe, kopshte e shkolla.
Ai u shpreh se pas disa titujsh radhazi në vitet e shkuara, në janar 2025 Tirana nis përgatitjet si Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe i Dialogut.