Vendosni fjalën kyçe....

“I urojmë punë të mbarë Berishës, po nuk do bashkëpunojmë me të” – Dash Shehi


Kreu i LZHK-së Dash Shehi tha se forca politike që drejton nuk do bashkëpunojë me kreun e PD-së Berisha për zgjedhjet e 11 majit 2025.

I ftuar në emisionin “Opinion” në News24, ai tha se Berisha i ka të gjitha mjetet për të bërë opozitë pas daljes nga arresti në shtëpi.

“Sali Berisha e ka drejtuar PD edhe duke qenë në shtëpi dhe nuk ndryshon asgjë fakti se tani po e drejton nga zyra. Dikur dilte nga 2-3 orë në televizion, tani jemi në një jetë normale opozitare.

Berisha ka të gjitha mjetet e veta për zgjedhjet. Ka vulën, ka zyrën, për të cilën u përleshën me palën tjetër, ka lirinë e vet, ka edhe ligjin me listat e mbyllura. Ka të gjitha armët për të bërë opozitë sipas mënyrës së tij. I urojmë punë të mbarë, por ne nuk bashkëpunojmëme të pasi janë disa çështje shumë të rëndësishme që na ndajmë ku përfshihen edhe marrdhëniet me ndërkombëtarët. Kundërshtari politik është përballë, kur Berisha është munduar ta gjejë anash kundërshtarin”, tha Shehi.