Vendosni fjalën kyçe....

GJKKO dënon 16 anëtarë të grupit që trafikonin lëndë narkotike drejt BE-së


GJKKO (Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) ka dhënë vendimet për një grup kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës, ku ishin të përfshirë individë nga Shqipëria dhe rajoni, deri në Lindjen e Mesme.

Grupi trafikonte lëndë narkotike drejt vendeve të Bashkimit Europian, kryesisht në Itali, duke përdorur forma të kamufluara si “çokollatë.” Nga 16 të pandehurit, vetëm dy janë shpallur të pafajshëm, ndërsa të tjerët janë dënuar me burgime të gjata.

Sulo Pajo: Dënimi më i rëndë, 13 vite burg.

Artur Sulaj: 10 vite burg.

Arian Tola, Fadjon Cami, Viron Lekaj, Besnik Ruçi, Jani Meçja, Edmond Kabashi: 8 vite burg secili.

Artan Agalliu, Shpëtim Pjeshka, Jani Çavo, Pirro Çapi: 8 vite e 8 muaj burg secili.

Endrit Bakiu: 1 vit e 4 muaj burg.

Mirash Gjoni: Liruar nga burgu, por i ndaluar të mbajë funksione publike për 5 vite.

Sonila Sula dhe Kudret Rustemaj: Të shpallur të pafajshëm.

Grupi ishte goditur rreth një vit e gjysmë më parë, pas hetimeve që dokumentuan të paktën tetë episode të trafikut dhe shpërndarjes së drogës.

Vendimet e gjykatës synojnë të godasin rrjetin e organizuar të trafikut, që kishte një shtrirje të gjerë dhe metoda të sofistikuara për transportin e lëndëve narkotike.

Njoftimi i GJKKO:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të ҫështjes penale në ngarkim të të pandehurve: Endrit Bakiu, Sulo Pajo, Arian Tola, Fadjon Cami, Viron Lekaj, Artan Agalliu, Shpëtim Pjeshka, Jani Çavo, Kudret Rustemaj, Besnik Ruçi, Pirro Çapi, Jani Meçja, Edmond Kabashi, Mirash Gjoni, Sonila Sula dhe Artur Sulaj.

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Erjon Bani dhe Rudina Palloj, me vendimin Nr. 72, datë 05.12.2024 vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Endrit Bakiu, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

* Ne aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Endrit Bakiu me një dënim të vetëm përfundimtar prej 1 (një) vit dhe 4 (katër) muaj burgim.

* Vuajtja e dënimit për të pandehurin Endrit Bakiu do të fillojë nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Sulo Pajo, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, (për episodet nr. 1 dhe 3), e parashikuar nga neni 283/a/1 – 22-28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.

* Deklarimin fajtor të të pandehurit Sulo Pajo, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

* Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit Sulo Pajo me një dënim të vetëm me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.

* Ne aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Sulo Pajo me një dënim të vetëm përfundimtar prej 8 (tetë) vjet dhe 8 (tetë) muaj burgim.

* Vuajtja e dënimit për të pandehurin Sulo Pajo do të fillojë nga dita e ekzekutimit të ktij vendimi dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

* Pushimin e gjykimit të çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Sulo Pajo, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, (për episodin nr. 4), e parashikuar nga neni 283/a/1 – 22-28/4 i Kodit Penal, pasi në zbatim të neneve 387/1 dhe 328/1/e të K.Pr.Penale, rezulton se me vendim të formës së prerë i pandehuri është gjykuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Arian Tola, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, (për episodin nr.8), e parashikuar nga neni 283/a/1 –28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
* Deklarimin fajtor të të pandehurit Arian Tola, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

* Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit Arian Tola me një dënim të vetëm me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

* Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Arian Tola me një dënim të vetëm përfundimtar prej 8 (tetë) vjet burgim.

* Vuajtja e dënimit për të pandehurin Arian Tola do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Fadjon Cami, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, (për episodin nr. 1), e parashikuar nga neni 283/a/1 –22- 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
* Deklarimin fajtor të të pandehurit Fadjon Cami, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

* Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit Fadjon Cami me një dënim të vetëm me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

* Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Fadjon Cami me një dënim të vetëm përfundimtar prej 8 (tetë) vjet burgim.

* Vuajtja e dënimit për të pandehurin Fadjon Cami do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Viron Lekaj, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, (për episodin nr. 1), e parashikuar nga neni 283/a/1 –22- 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
* Deklarimin fajtor të të pandehurit Viron Lekaj, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

* Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit Viron Lekaj me një dënim të vetëm me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

* Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Viron Lekaj me një dënim të vetëm përfundimtar prej 8 (tetë) vjet burgim.

* Vuajtja e dënimit për të pandehurin Viron Lekaj do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Artan Agalliu, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, (për episodin nr. 2), e parashikuar nga neni 283/a/1 – 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.
* Deklarimin fajtor të të pandehurit Artan Agalliu, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

* Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit Artan Agalliu me një dënim të vetëm me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.

* Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Artan Agalliu me një dënim të vetëm përfundimtar prej 8 (tetë) vjet dhe 8 (tetë) muaj burgim.

* Vuajtja e dënimit për të pandehurin Artan Agalliu do të fillojë nga dita e ekzekutimit të ktij vendimi dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

* Pushimin e gjykimit të çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Artan Agalliu, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, (për episodin nr. 5), e parashikuar nga neni 283/a/1 – 22-28/4 i Kodit Penal, pasi në zbatim të neneve 387/1 dhe 328/1/e të K.Pr.Penale, rezulton se me vendim të formës së prerë i pandehuri është gjykuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Shpëtim Pjeshka, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, (për episodin nr. 2), e parashikuar nga neni 283/a/1 – 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.
* Deklarimin fajtor të të pandehurit Shpëtim Pjeshka, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

* Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit Shpëtim Pjeshka me një dënim të vetëm me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.

* Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Shpëtim Pjeshka me një dënim të vetëm përfundimtar prej 8 (tetë) vjet dhe 8 (tetë) muaj burgim.

* Vuajtja e dënimit për të pandehurin Shpëtim Pjeshka do të fillojë nga dita e ekzekutimit të ktij vendimi dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

* Pushimin e gjykimit të çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Shpëtim Pjeshka, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, (për episodin nr. 3), e parashikuar nga neni 283/a/1 – 22-28/4 i Kodit Penal, pasi në zbatim të neneve 387/1 dhe 328/1/e të K.Pr.Penale, rezulton se me vendim të formës së prerë i pandehuri është gjykuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Jani Çavo, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, (për episodin nr. 2 dhe episodin nr. 3 të mbetur në tentataivë), e parashikuar nga neni 283/a/1 – 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.
* Deklarimin fajtor të të pandehurit Jani Çavo, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

* Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit Jani Çavo me një dënim të vetëm me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.

* Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Jani Çavo me një dënim të vetëm përfundimtar prej 8 (tetë) vjet dhe 8 (tetë) muaj burgim.

* Vuajtja e dënimit për të pandehurin Jani Çavo do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

* Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Jani Çavo për kryerjen e veprës penale ”Pastimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 287 shkronja b (2) i K.Penal, pasi në bazë të nenit 388/1/b të K.Pr.Penale fakti nuk përbën vepër penale.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Kudret Rustemaj për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, (për episodin nr. 4), e parashikuar nga neni 283/a/1 – 28/4 i Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388/1/d të K.Pr.Penale nuk provohet që i pandehuri e ka kryer veprën penale që akuzohet.
* Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Kudret Rustemaj për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388/1/d të K.Pr.Penale nuk provohet që i pandehuri e ka kryer veprën penale që akuzohet.

* Në zbatim të nenit 261/1 shkronja “a” të K.Pr.Penale, shuarjen e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” e caktuar ndaj të pandehurit Kudret Rustemaj me vendimin Nr. 70, dt. 23.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

* Urdherohet lirimi i menjëhershem i të pandehurit Kudret Rustemaj nga ambjentet e paraburgimit nëse ai nuk mbahet i arrestuar me ndonjë masë tjetër sigurimi personal “Arrest në burg” si i dyshuar për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale apo me ndonjë vendim dënimi me burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Besnik Ruçi, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, (për episodin nr. 4), e parashikuar nga neni 283/a/1 -22- 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
* Deklarimin fajtor të të pandehurit Besnik Ruçi, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

* Deklarimin fajtor të të pandehurit Besnik Ruçi, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 244/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

* Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit Besnik Ruçi me një dënim të vetëm me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

* Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Besnik Ruçi me një dënim të vetëm përfundimtar prej 8 (tetë) vjet burgim.

* Vuajtja e dënimit për të pandehurin Besnik Ruçi do të fillojë nga dita e ekzekutimit të ktij vendimi dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

* Pushimin e gjykimit të çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Besnik Ruçi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, (për episodin nr. 5), e parashikuar nga neni 283/a/1 – 22-28/4 i Kodit Penal, pasi në zbatim të neneve 387/1 dhe 328/1/e të K.Pr.Penale, rezulton se me vendim të formës së prerë i pandehuri është gjykuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Pirro Çapi, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, (për episodet nr.4, 5 dhe 8 nga të cilat episode nr. 4 dhe 5 mbetur në tentativë), e parashikuar nga neni 283/a/1 – 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.
* Deklarimin fajtor të të pandehurit Pirro Çapi, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

* Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit Pirro Çapi me një dënim të vetëm me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.

* Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Pirro Çapi me një dënim të vetëm përfundimtar prej 8 (tetë) vjet dhe 8 (tetë) muaj burgim.

* Vuajtja e dënimit për të pandehurin Pirro Çapi do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Jani Meçja, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, (për episodin nr.6), e parashikuar nga neni 283/a/1 – 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
* Deklarimin fajtor të të pandehurit Jani Meçja, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

* Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit Jani Meçja me një dënim të vetëm me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

* Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Jani Meçja me një dënim të vetëm përfundimtar prej 8 (tetë) vjet burgim.

* Vuajtja e dënimit për të pandehurin Jani Meçja do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Edmond Kabashi, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, (për episodin nr.6), e parashikuar nga neni 283/a/1 – 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
* Deklarimin fajtor të të pandehurit Edmond Kabashi, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

* Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit Edmond Kabashi me një dënim të vetëm me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

* Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Edmond Kabashi me një dënim të vetëm përfundimtar prej 8 (tetë) vjet burgim.

* Vuajtja e dënimit për të pandehurin Edmond Kabashi do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Mirash Gjoni, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 259/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
* Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Mirash Gjoni me një dënim të vetëm përfundimtar prej 2 (dy) vjet burgim.

* Në zbatim të nenit 261/1 shkronja “c” të K.Pr.Penale, shuarjen e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” e caktuar ndaj të pandehurit Mirash Gjoni me vendimin Nr. 70, dt. 23.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

* Urdhërohet lirimi i menjëhershem i të pandehurit Mirash Gjoni nga ambjentet e paraburgimit nëse ai nuk mbahet i arrestuar me ndonjë masë tjetër sigurimi personal “Arrest në burg” si i dyshuar për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale apo me ndonjë vendim dënimi me burgim.

* Në zbatim të nenit 35 të K.Penal, heqjen e të drejtës për të pandehurin Mirash Gjoni për të ushtruar funksione publike për një afat kohor 5 vjeçar.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës Sonila Sula për kryerjen e veprës penale ”Pastimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 287 shkronja b (2) i K.Penal, pasi në bazë të nenit 388/1/b të K.Pr.Penale fakti nuk përbën vepër penale.
* Në zbatim të nenit 261/1 shkronja “a” të K.Pr.Penale, shuarjen e masës së sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” e caktuar ndaj të pandehurës Sonila Sula me vendimin Nr. 587, dt. 28.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Artur Sulaj, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, (për episodin nr.1, 2, 3, 4, 5 dhe 8 nga të cilat pjesërisht të mbetura në tentataivë), e parashikuar nga neni 283/a/1 – 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Artur Sulaj, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit Artur Sulaj me një dënim të vetëm me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Artur Sulaj me një dënim të vetëm përfundimtar prej 10 (dhjetë) vjet burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Artur Sulaj do të fillojë nga dita e zbatimit të këtij vendimi dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

Në bazë të nenit 190 të K.Pr.Penale në lidhje me provat materiale të sekuestruara për llogari të procedimit penal gjykata disponon si mëposhtë:

Automjeti i markës Land Rover, modeli Range Rover Sport, me targa *, me numër shasie ***, ti kthehet të pandehurës Sonila Sula.

Vlera monetare prej ** euro, të sekuestruar të pandehurit Jani Çavo, të konfiskohet dhe të kaloj në favor të shtetit.

Vlerat monetare prej ** Euro, ** dinar maqedonas dhe ** lekë që i është sekuestruar të pandehurit Edmond Kabashi, të konfiskohen dhe të kalojnë në favor të shtetit.

Aparati celular i markës XIAOMI, me numër IMEI 1:**** dhe IMEI 2 :****; aparat celular i markës HUAVEI, ngjyrë e zezë, me numër IMEI 1 :**** dhe IMEI
2:****; aparati celular i markës “Galaxy A90 5G” model SM-A908N, me numër IMEI:****, 2 (dy) telefona të markës Iphone, 2 (dy) telefon të markës Samsung
dhe 1 (një) telefon i markës Google, të sekuestruara të pandehurit Jani Çavo, aparati celular i markës ‘Samsung A12’, me numër IMEI 1 :**** dhe IMEI 2
:****; aparati celular i markës ‘Samsung’ me numër IMEI 1:**** dhe IMEI 2 :****; aparati celular i markës Samsung i sekuestruar të pandehurit Mirash Gjoni;
dy aparatet celular të markës Samsung të sekuestruara të pandehurit Shpëtim Pjeshka; 1 (një) aparat celular i markës ‘Samsung” i sekuestruar të pandehurit
Viron Lekaj, të qëndrojnë në ruajtje për llogari të çështjes penale të ndarë.