Lazio e ka fituar ndeshjen e 1/8 së finales së Kupës së Italisë ndaj Napolit.
Lazio triumfoi 3:1 në “Olimpico”.
Zaccagni humbi penalltinë për vendasit në minutën e 21-të të ndeshjes, por gabimin e tij e përmirësoi Noslin që shënoi nëntë minuta më vonë.
Giovanni Simeone barazoi shifrat në minutën e 36-të, por gëzimi i tyre zgjati vetëm pesë minuta.
Kjo pasi që Noslin shënoi golin e dytë personal, për ta rikthyer epërsinë e Lazios.
E një natë magjike për të, Noslin e konfirmoi në minutën e 50-të kur shënoi për 3:1 dhe e arriti hat-trikun e tij në këtë takim.