Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar se opozita është e vendosur të luftojë për demokracinë, sovranitetin kombëtar dhe kundër atyre që ai i quan “narkoregjim” dhe “narkodrejtësi”, që, sipas tij, kanë si objektiv shkatërrimin e opozitës dhe forcimin e kontrollit nga regjimi.
Blushi shtoi se Partia e Lirisë do të intensifikojë bashkëpunimin me opozitën për të larguar nga pushteti ata që, sipas tij, janë instaluar përmes krimit dhe korrupsionit, dhe do të luftojnë për drejtësinë dhe lirinë e qytetarëve.
“Fitorja na përket ne,” përfundoi Blushi, duke u shprehur i vendosur për të mbrojtur drejtësinë me çdo çmim.
“Është detyra jonë që besojmë te demokracia e lirë, a që luftojmë për sovranitetin e intrin kombëtar do shumëfishojmë aksionin për tiu kundërvënë ballazi narkoregjimit që synon të shkatërrojë opozitën përmes narkodrejtësisë dhe skapistëve kamikazë të kapur nga regjimi.
Është betejë e vështirë dhe e pabarabartë por është prova më e madhe për secilin prej nesh, për çdo sjhqiptar patriot për të dëshuar vlerat tona në mbrojtje të familjes, kombit nga ky sekt antizot, antifamilje dhe antikombëtar.
Do e fitojmë këtë bejetë dhe do jemi krenarë për sakrificat që bëjmë e që do bëjmë.
Desorosifikimi i drejtësis dhe shoqerisë është më shumë se kurrë një emergjencë kombëtare për shtetin e së drejtës, demokracinë, plularizmin, interesat kombëtare për të cilat mijëra shqiotarë kanë dhënë jetën.
Do shmëfishojmë bashkëpunimin mes opozitës për të shporrur këtë pakicë të instauar në pushtet permes krimit, korrupsioni dhe larvae të lista të drogë dhe krimit.
Fitorja na përket ne. Pa drejtësi s’ka lir dhe jemi të vendosur ta mbrojmë atë me çdo çmim.”