Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu është takuar në forumin e IDU-së (International Demokracy Union) në Uashington me politikanë të rëndësishëm evropianë e botëror.
Ai shkruan në Instagram se ka biseduar me ish-kryeministrat e Kanadasë, Australisë e Britanisë si dhe me kryetaren e re të konservatorëve britanikë Badenoch e kancelarin austriak Kurz.
Mediu thekson se gjatë takimeve është diskutuar mbi çështje të gjeopolitikë, ekonomisë e sigurisë globale.
“IDU Forum Washington DC. Gjatë forumit të IDU në Washington DC ishte kënaqësi të bisedoja me Kryetarin e IDU-së, ish-kryeministrin e Kanadasë Stephen Harper, kryeministrin e Australisë Scott Morison, ish-kryeministren Britanile Liz Trust, Lideren e re të Konservatorëve Britanik Kemi Badenoch, mikun tim të vecantë Lordin Michael Ashcroft, kancelarin Austriak Sebastian Kurz etj. Shumë panele me personalitete të politikës botërore si dhe të politikës Amerikane diskutuan për cështje të gjeopolitikës, ekonomisë dhe sigurisë. Kina, Rusia, Irani, Ukraina, Lindja e mesme, Izraeli, Palestina dhe Hezbullah etj, në fokusin dhe mendimim e këtyre politikanëve të rëndësishëm botëror. Vec qëndrimeve dhe mendimeve të tyre në panele është një eksperiencë e vecantë takimi dhe biaseda personale me ta.” – shkruan Mediu në Instagram.