Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat theksoi se në të ardhmen nuk do të ketë më çmime të njëjta për energjinë për të gjithë qytetarët.
Ai u shpreh se, përkundër situatës aktuale, çmimet do të diferencohen ndjeshëm për minimumin e nevojshëm të energjisë që i nevojitet një familjeje për një jetë normale.
“Kam theksuar dhe theksoj se nuk do të ketë më kurrë çmime të njëjta energjie si për ata që ka, ashtu edhe për ata që nuk ka.
E vetmja në botë është Shqipëria e Edi Ramës.
Çmimet do jenë të diferencuara ndjeshëm për minimumin e nevojshëm të energjisë së domosdoshme për jetën normale të një familje.
Nuk mund të paguajë pensionisti apo ai që jeton me minimum jetik pas vendosjes së tij njëlloj si zengjini apo rrogëlarti.
Do hyjnë në fuqi vendime dhe ligje të tjera”, u shpreh Berisha.