Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe ka çuar në gjyq dosjen për portugezin Ruben Saraiva, i vënë nën akuzë për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin.
29-vjeçari u paraqit këtë të premte në Prokurori nën masa të rrepta sigurie, ku ju komunikua akuza e “vrasjes për gjakmarrje”, e kryer në bashkëpunim dhe “armëmbajtja pa leje”.
Pasi pala mbrojtëse të njihet me aktet, dosja hetimore do të dërgohet për gjykim në Gjykatën e Lezhës, e veçuar nga 5 personat e tjerë të vënë nën akuzë për këtë ngjarje, pasi organet e drejtësisë janë më pritje të ekstradimit të tyre nga Britania e Madhe.
Ai ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, ngjarje e ndodhur ne muajin 19 prill të vitit 2023, në lokalin në pronësi të viktimës, në Shëngjin.
Porositës për këtë vrasje dyshohet se është Edmond Haxhia, edhe ky i arrestuar në Angli dhe ndodhet në proces ekstradimi.
Ai dyshohet si porositësi i krimit për motive gjakmarrjeje, në emër të kushërinjve të tij, familjes Lekstakaj.