Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar ditën e sotme punimet në Lotin 4 të Unazës së Madhe të Tiranës.
Balluku njoftoi se në lotin 4 ka përfunduar viadukti dhe pritet që i gjithë ky segment të përfundojë brenda këtij muaji njëherësh me të gjithë pjesët e mbetura të Unazës së Madhe.
“Në lotin 4 të Unazës së Madhe të Tiranës ku ka përfunduar ndërtimi i viaduktit, një nga veprat më komplekse, dhe tashmë ka nisur hedhja e shtresave asfaltike, për të vijuar me sinjalisitikën dhe detajet e tjera. Unaza e Madhe e Tiranës do të jetë gati në fund të këtij viti. Në të gjithë gjatësinë e saj është duke u punuar me forca të shumta për finalizimin e këtij projekti kaq të shumëpritur”-shkruan Balluku.