Milani ka pësuar humbje 2-1 në transfertën përballë Atalantës në kuadër të javës së 15-të në Serie A.
Pas vetëm 12 minutash lojë, Charles de Ketelaere kaloi Atalantan në epërsi me një asistim të De Roon.
Por, 10 minuta më vonë, Alvaro Morata i barazoi shifrat në 1-1 me asistimin e Rafael Leaos.
Ademola Lookman shënoi golin e epërsisë për vendasit në minutën e 87-të.
Pas javës së 15-të, Atalanta është lidere me 34 pikë, ndërsa Milani në të shtatin me 22.