Dy efektivë të policisë vendore të Shkodrës kanë shpëtuar një shtetas 75-vjeçar i cili po vetëmbytej në ujërat e lumit Buna.
Pasi ka dalë nga uji 75-vjeçari deklaroi se ishte hedhur në ujë për t’u mbytur sepse kishte disa probleme.
Menjëherë pas shpëtimit të tij nga dy efektivët, 75-vjeçari është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës për ndihmën e parë mjekësorë ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shkodër
Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Shkodër gjatë patrullimit në territor, falë ndërhyrjes në kohë ka shpëtuar një shtetas i cili u hodh nga ura e lumit Buna për tu vetëmbytur.
Punonjësit e Policisë kanë hyrë në lumin Buna dhe kanë nxjerrë shtetasin B. G, 75 vjeç, duke e dërguar në spitalin Rajonal Shkodër, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore.