Kreu i PD-së, Sali Berisha në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetin e tij social Facebook, u shpreh se deklaron me me përgjegjësi të plotë se patronazhistët se do të gjykohen, sipas tij, për veprimtarinë e tyre kriminale.
Berisha deklaroi se patronazhistët janë kriminelë dhe terroristë kriminalë.
“Deklaroj me përgjegjësi të plotë se çdo patronazhist e shpall kriminel elektoral, terrorist kriminal, do të gjykohen me rreptësinë më të madhe për veprimtarinë tyre kriminale elektorale.
I siguroj se do të mjerohen me ndërhyrjet e tyre, me krimin e tyre elektoral”, tha Sali Berisha.