Vendosni fjalën kyçe....

Kandidat për kryeministër përballë Ramës? Berisha: Rikthimi im i tretë do të jetë më i suksesshmi


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar mundësinë e kandidaturës për kryeministër përballë Edi Ramës, gjatë një bashkëbisedimi virtual me ndjekësit në rrjetet sociale. Ai tha se vendimi për kryeministrin e ardhshëm do të merret nga qytetarët, ndërsa theksoi se rikthimi i tij për një mandat të tretë do të jetë më i suksesshëm.

Berisha shpjegoi se nuk premton “lugë të artë”, por do të paraqesë një program me të cilin synon që shqiptarët të jenë më të mirëpaguarit në rajon. Ai shtoi se do të punojë për një shpërndarje të drejtë të pasurive publike dhe fondeve, në mënyrë që sa më shumë shqiptarë të përfitojnë nga ato. 

“Se kush do të jetë kryeministër do e përcaktojnë qytetarët, Por u them shqiptarëve se rikthimi i tretë i Sali Berishës do të jetë rikthimi më i suksesshëm i tij.

Do të jetë eksperienca më pozitive – gabimet e bëra. Do të jenë shqiptarët që do të përcaktojnë kryeministrin e tyre të ardhshëm, do u paraqes një program me të cilin ku dua ti shoh njerëzit më të mirëpaguar në rajon, jo me lugë të artë, dua të realizoj një shpërndarje ku të gëzoj sa më shumë shqiptarë nga pasuritë publike dhe fondet publike”, tha Berisha.