Katër shtetas të huaja janë vënë nën hetim pasi u ndaluan në Vlorë me akuzën e ushtrimit të prostitucionit.
Bëhet fjalë për A.A., 24 vjeç, nga Moldavia, F.S., 34 vjeç nga Kazakistani, M.G., 38 vjeç nga Venezuela, C.J., 33 vjeç nga Kolumbia.
Sipas policisë, shtetaset e huaja bashkëpunonin me njëra-tjetrën në ushtrimin e prostitucionit duke përfituar vlera të ndryshme monetare.
“Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Vlorë referoi materiale dhe nisi procedimin penal ndaj shtetaseve A. A., 24 vjeç, banuese në Moldavi, F. S., 34 vjeç, banuese në Kazakistan, M. G., 38 vjeç, banuese në Venezuelë, C. J., 33 vjeç, banuese në Medellin, Kolumbi. Këto shtetase dyshohen se, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kanë ushtruar prostitucion në Vlorë dhe kanë përfituar vlera të ndryshme monetare.” – thuhet në njoftimin e policisë.