Një kioskë në zonën e ish-Bllokut është grabitur pasditen e sotme.
Sipas pronares së kiosks, një person i paidentifikuar e ka kërcënuar me armë dhe i ka marrë xhiron ditore.
“Rreth orës 17:10, tek “Xheko Imperial”, tek një kioskë, një grua ka denoncuar se një person e ka kërcënuar me armë dhe i ka vjedhur xhiron ditore”, ka njoftuar policia.