Vendosni fjalën kyçe....

Si u arratis vrasësi i shefit të UnitedHealth në një nga qytetet më të mbikqyrura në botë


Vrasësi i shefit të UnitedHealth i ka shpëtuar policisë në një nga qytetet më të mbikëqyrura në botë, por ka lënë një gjurmë të dhënash për vendndodhjen e tij.

Hetuesit po përdorin një rrjet kamerash publike dhe private për të kapur të dyshuarin, i cili qëlloi për vdekje Brian Thompson, shefin ekzekutiv të kompanisë së sigurimeve UnitedHealth. Vrasja jashtë një hoteli në “New York City Hilton” u kap në video të mërkurën, së bashku me disa ndalesa të tjera që i dyshuari ka bërë.

Amnesty International ka vlerësuar se New York City ka më shumë se 25,000 kamera vetëm në kryqëzimet e trafikut. Qyteti prezantoi një nismë të re mbikqyrjeje me dron mbi Central Park muajin e kaluar për të ndihmuar në zgjidhjen e krimeve atje dhe në zona të tjera.

Pamjet ofrojnë sugjerime për lëvizjen e vrasësit teksa ai shkoi në Starbucks dhe u largua në Manhattan. Megjtihatë ka disa boshllëqe në afatin kohor që hetuesit bënë publike, duke nënvizuar se sa e vështirë mund të jetë gjurmimi i një njeriu të vetëm në një qytet me më shumë se tetë milionë banorë.

Departamenti i Policisë së qytetit të Nju Jorkut tha të premten pasdite se ata mendojnë se i dyshuari u largua nga shteti me një autobus. Policia tha se hetuesit përdorën pamjet ër të gjurmuar rrugën e të dyshuarit nga Central Park në anën perëndimore të Manhatanit, nga ku ata mendojnë se ai u largua nga Nju Jorku.

Videot e vëzhgimit tregojnë të dyshuarin duke dalë nga parku me biçikletë, pranë “Rrugës 77” dhe “Central Park West”, tha policia të premten. Videot e mëvonshme të përshkruara nga policia e tregojnë atë duke ecur pranë “Rrugës 86” dhe “Columbus Avenue”.

I dyshuari mori një taksi në stacionin e autobusëve të urës “George Washington, ku policia tha se mendonte se ai kapi një autobus duke u larguar nga shteti. Policia tha se ka pamjet e tij duke hyrë në terminalin e autobusëve, por nuk ka video të largimit të tij.

I dyshuari qëndroi në një bujtinë Upper West Side para të shtënave. Hetuesit po kërkojnë të dhëna në bujtinë, një ndërtesë e stilit viktorian pranë Central Park.

Autoritetet nuk e kanë identifikuar publikisht të dyshuarin, i cili shfaqet i maskuar në pjesën më të madhe të pamjeve të vëzhgimit. Të enjten, policia publikoi pamjen e saj më të qartë deri sot, duke treguar një person që buzëqesh ndërsa përkulet mbi një banak.