Presidenti i përmbysur sirian Bashar al-Assad dhe familja e tij kanë mbërritur në Moskë pasi iu dha azil në Rusi, sipas medias shtetërore ruse TASS, duke cituar një burim në Kremlin.
“Assad dhe familja e tij kanë mbërritur në Moskë. Rusia, për arsye humanitare, u ka dhënë atyre azil”, tha burimi i Kremlinit, sipas TASS.