Vendosni fjalën kyçe....

Rritet me tre metra niveli në liqenin e Fierzës


Niveli i liqenit të Fierzës është rritur me tre metra pas reshjeve të ditëve të fundit.

Prurjet e lumenjve kanë qenë të bollshme, rreth 300 metra kub në sekondë.

Rënia e dëborës në lartësi mbi 700 metra mbi nivelin e detit në veri e verilindje të vendit siguron një rezervë hidrike edhe për muajt në vijim, kur temperaturat të rriten e bora të shkrijë.