Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Ambicia jonë, të prodhojmë edhe paratë në vend dhe të gjitha llojet e letrave me vlerë


Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij te konferenca ndërkombëtare “Formësimi i së Ardhmes së GovTech”, zbuloi se Shqipëria javët e ardhshme do të firmosë një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara për të transformuar shtypshkronjën e letrave me vlerë.

Kreu i qeverisë shtoi se deri në 2030 synon të arrijë një qeverisje të nivelit të lartë sa i përket standardeve të respektit për ligjin, për qytetarin dhe standardeve të respektit për Shqipërinë.

Do të firmosim javët e ardhme një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara për të transformuar shtypshkronjën  e letrave me vlerë dhe ambicia jonë është në një kohë jo të largët që jo vetëm të prodhojmë në vend paratë, por të gjitha llojet e letrave me vlerë  dhe përfshirë gjithçka ka në botën digjitale, të identifikimit përmes telefonit dhe jo më përmes identifikimit me kartë identiteti.

Kështu, të arrijmë të kemi një qeverisje që në 2030 të jetë e një niveli shumë të lartë sa i përket standardeve të respektit për ligjin, për qytetarin dhe standardeve të respektit për vendin tonë”, tha Rama.