Kreu i PD-së Berisha premtoi sot se qeveria e tij do vendosë rrogën minimale 500 euro ndërsa atë mesatare 1200 euro.
Në një bashkëbisedim me gazetarët në selinë blu, ai tha se ekipet e PD-së do shkojnë derë më derë për të prezantuar paketën e emergjencës.
Berisha tha gjithashtu se pensionet minimale do jenë 200 euro ndërsa shtoi se të gjitha premtimet janë të realizueshme.
“Edi Rama është në rreth të kuq, ju garantoj. Diktaturat ikin ose me armë ose mme mosbindje civile. Jemi për mosbindje civile. Që kur u themeluam e të tillë do mbetemi. Drejt fitores do jemi në një bashkëbisedim me qytetarët. Kjo është beteja më e rëndësishme. Ra Damasku, ra Asadi. Ra Tirana, ra Rama. Kjo betejë kërkon që të baltosemi nga këpucët në rrugicat e këtij qyteti. Kamala Harris duhet të fitonte sipas mediave, thellë madje. Do trokasim në çdo derë ku do paraqesim paketën tonë të emergjëncës me minimumin jetik 200 euro, rrogën minimale 500 euro, rrogën mesatare 1200 euro. Pensionet do llogariten mbi 200 euro. Një përmbysje të plotë të shpërndarjes së të ardhurave materiale. Kjo mund të bëhet 100%.” – tha Berisha.