Vendosni fjalën kyçe....

Nga krijimi i koronavirusit në laborator te vaksinat e kërcënimi me jetë i familjes – Intervista e Edvin Priftit


Kardiokirurgu i njohur Edvin Prifti foli mbrëmjen e sotme për gjenezën e koronavirusit Covi-19 që më pas u kthye në pandemi globale.

I ftuar në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus Prifti tha se projekti ishte ideruar nga dy shkencëtarë, ai amerikan Ralf Baric dhe ajo kineze Shi Zhengli.

Ai tha se Dr. Ralf Baric, profesor në universitetin e Karolinës së Veriut kishte eksperimentuar me modifikimin  e koronaviruseve duke pohuar se në Karolinën e Veriut kishte pasur 9 minipandemi të koronaviruseve, më herët se të ndodhte pandemia Covid-19.

Ndërsa shkencëtarja tjetër bashkëthemeluese e projektit Defuse ishte kinezja Shi Zhengli. Ai tha se Baric e Zhengli kishin punuar në parimet e Antony Faucit në atë që njihet si “gain of function” (fitimi i funksionit) për të modifikuar koronaviruse të padëmshme duke i kthyer në vdekjeprurëse.

“Nuk jam i kënaqur që dyshimi që kishim 5 vjet më parë tregoi që është totalisht i vërtetë. Por duhet ta shohim të vërtetën në sy që kjo që të mos pësëritet më vonë. Kjo rrezikon jetët tona dhe trashëgiminë gjenetike. Ka pasur publikime që hiqeshin brenda 2-3 orëve ose botoheshin në faqe shkencore pastaj tërhiqeshin çuditshëm.U kuptua që nuk ishte diçka e natyrshme për atë që ndodhi dhe si u reagua. Ka shumë pikëpyetje me atë që ndodhi, si u trajtua ajo që ndodhi. Në janar 2020 në disa forume ku marr pjesë u lançua një projekt që quhet “Defuse” dhe që u publikua në vitin 2023 dhe ku nisi hetimi i fundit i Kongresit amerikan. Ky individ, Peter Daszak, që është president i EccoHealth Alliance paraqet projektin “Defuse” në vitin 2017 në një agjenci shumë të rëndësishme të shkencës planetare që quhet DARPA. Projekti ishte ideuar nga dy personazhe.

I pari quhet Dr. Ralf Baric, që punonte në Universitetin e Karolinës së Veriut dhe që ishte marrë me modifikimet gjenetike të koronaviruseve dhe deri në vitin 2017 kishin ndodhur në Karolinën e Veriut nëntë minipandemi të këtyre koronaviruseve. Personi tjetër Shi Zhengli, drejtoresha e institutit të virologjisë së Pekinit, që quhet ndryshe “batwoman”. Projekti nuk ishte gjë tjetër veçse të prodhonte Covid-19. Ideja e tyre që në 2017-ën, në bazë të parimeve të Faucit që kishte aplikuar në disa projekte në atë që quhet “gain of function”, pra të bësh një mikroorganizëm që në mënyrë naturore është i padëmshëm për njeriun, ta bësh të dëmshëm deri në vdekjeprurës. Projekti Defuse kishte në përbërje këtë element. Të modifikonin një koronavirus, ta bënin të kontaminueshëm në aerosol dhe ideja ishte të prodhonin një armë për mbrojtjen e tyre.” – tha Prifti.

Më tej kardiokirurgu i njohur tha se vaksinat që u përdorën kundër Covid-19 ndërhynin në materialin gjenetik njerëzor.

Ai tha se prodhuesit e vaksinave përdorën pikërisht termin “vaksinë” për ta bërë më të gëlltitshme për njerëzit, duke shfrytëzuar pikërisht efektin historik të vaksinave në luftimin e shumë sëmundjeve.

I ftuar në emisionin Quo Vadis me gazetaren Pranvera Borakaj ai tha se materiali gjenetik njerëzor dhe i specieve të tjera është pasuria më e madhe që ekziston dhe shkenca duhet të bëjë shumë kujdes dhe të gjitha përpjekjet për të mos e tjetërsuar materialin gjenetik të specieve.

“Kanë përdorur këtë ndjesi pozitive të njerëzimit për t’ua bërë më të gëlltitshme njerëzve. Sepse vaksinat kanë shpëtuar miliona jetë njerëzore dhe ata e shfrytëzuan këtë gjë. Ajo që ndodhi është futja e një materiali gjenetik. Pasuria më e madhe e planetit nuk është as floriri, as shëndeti, as gjërat materiale. Pasuria më e madhe e planetit janë kodet gjenetike të specieve. Natyra ka krijuar sisteme për mbrojten dhe mbijetesën e këtyre kodeve me mënyra të jashtëzakonshme. Njeriu ka kaluar mbi natyrën dhe ky është momenti ku duhet të jemi shumë të kujdesshëm që këto kode të mbeten siç janë. Kur përdorim një nga këto produktet që quhen vaksina gjenetike…por ka edhe shumë terapi të tjera. Por të gjitha terapitë duhen studiuar se çfarë ndryshimesh sjellin te kodet gjenetike të njeriut. A e ndryshojnë atë në mënyrë të parikthyeshme? Ata nuk iu përgjigjën këtyre pyetjeve, prodhuesit e vaksinave, as në 2020 as sot e kësaj dite. Të gjitha vaksinat AstraZeneca, Pfizer, Moderna etj, që kishin të bënin me futjen e një komponenti gjenetik të Sars Covid në organizëm i cili konglomerohej me materialin tonë gjenetik dhe e kthente organizmin e njeriut në një makineri, në një motor, për të prodhuar proteinën Spike. Kjo do krijonte imunitetin që presupozohej. Pyetja që lind është pse nuk fusim në organizëm proteinën SPIKE direkt dhe shohim nëse organizmi reagon.” – tha Prifti.

Në fund Prifti lëshoi akuza të forta ndaj prokurorisë mbrëmjen e sotme.

Ai tha se në procesin ndaj tij, prokuroria kishte zhdukur një dosje 637 faqëshe dhe nuk i kishte dhënë asnjë shpjegim.

Gjatë intervistës me gazetaren Pranvera Borakaj në emisionin “Quo Vadis”, ai hodhi poshtë të gjitha akuzat e SPAK-ut ndaj tij teksa pohoi se çdo gjë për të cilën akuzohet e ka të dokumentuar.

“Njeriu kur përballet me sfida nuk ka kohë të paragjykojë por lufton oër të drejtën, të vërtetën e tij. Kjo nuk arrihet gjithmonë. Nuk ka shumë sekret kjo histori, është shumë e hapur. Kam qenë duke u futur në gjykatë dhe në televizion thuhej se unë isha arrestuar. Gjërat janë aq të qarta sa nuk ke nevojë të komentosh. Nuk jam marrë kurrë me politikë dhe nuk kam dashur. Njeriu duhet të bëjë profesionin e vet. Kur bën mjekun ke kontakt me drejtësinë. Kam punuar për të ndryshuar dënimin ndaj mjekëve. Ligji shqiptar më jep të drejtën t’i mbaj lekët ku të dua unë, po unë duhet të tregoj origjinën, gjë që ka ndodhur me hollësi. Pastaj m’u tha nga prokuroria se nuk e kemi parë këtë dosje, dosja me 637 faqe u zhduk. Ndjej keqardhje për të gjithë ata që më kanë persekutuar. S’i mund të kesh besim te drejtësia kur një dosje me 637 faqe zhduket.” – tha Prifti.

Më tej mjeku i njohur tha se nuk ka asnjë besim te drejtësia.

Prifti zbuloi se gjatë kohës që ka qenë nën hetim është kërcënuar me jetën e tij dhe të vajzave të tij të mitura nga persona të lidhur me institucionet shtetërore, gjë që sipas tij është e dokumentuar.

Në fund të intervistës, kardiokirugu nënvizoi se personat që e kanë kërcënuar, që flisnin hapur me njëri-tjetrin në përgjimet që i ka prokuroria e Tiranës, as nuk janë marrë në pyetje edhe sot katër vite më pas, pavarësisht denoncimeve të tij.

“Më kanë kërcënuar me jetën e vajzës. Kjo është e dokumentuar. E denoncova. Ishin kërcënime të tmerrshme, ishin të turpshme. Komunikova me gjithë personalitetet e asaj kohe, komandantin e Gardës, drejtorin e Policisë së Shtetit, zv.ministrin e Brendshëm dhe më thanë shko denoncoje dhe shkova e denoncova, nuk kisha rrugë tjetër. E denoncova më 22 dhjetor 2020. Kur unë përgjiohesha, prokuroria e Tiranës përgjonte edhe këta individë që flisnin hapur. Dëgjo mos ia jep numrin e telefonit filanit se po më mori mua në telefon na del sekreti dhe futemi në burg. Çfarë sekreti mund të kishin ata veç dakordësisë me institucionet shtetërore. Dhe këta njerëz qe flisnin hapur në telefon me njëri-tjetrin sot e kësaj dite pas katër vitesh nuk janë pyetur. Janë ende të lirë, mua m’u tha në gjykatë, se ata ishin të revoltuar dhe nuk i pyesim se njeriu në revoltë thotë edhe të vras, edhe t’i bëjë njeriut tënd këtë e atë. Si të mos jesh i zhgënjyer kur dëgjon këto përgjime të kriminelëve ordinerë që janë të futur, dhe e ka të dokumentuar që kanë komunikime me institucionet, ku flasin për vrasje, për gjëra etj etj, nuk merren as në pyetje, justifikohen. Mua më futën në burg dhe dy vajzat e mia të mitura nuk merren në mbrojtje. Nuk kanë qenë në mbrojtje për asnjë çast dhe nuk më është dhënë asnjë shpjegim.” – theksoi Prifti.

*Intervista e plotë në Youtube