Konferenca e kryetarëve të grupeve parlamentare është shoqëruar me debate të ashpra, ku tema kryesore ishte raporti i Komisionit të Venecias. Ky raport i dha të drejtë opozitës në lidhje me mandatin e deputetes së PS-së, Olta Xhaçka.
Deputetja e opozitës, Ina Zhupa, akuzoi mazhorancën për shkelje të Kushtetutës dhe mbrojtje të interesave politike.
Zhupa theksoi se qeveria po neglizhon vendimet e Gjykatës Kushtetuese, duke mbrojtur pozicionet politike përmes votave të mazhorancës.
Ajo kritikoi përdorimin e Komisionit të Venecias si një manovër për të vonuar drejtësinë, ndërsa akuzoi deputetët e PS-së për përfitime në kundërshtim me ligjin.
Ina Zhupa:
Kjo konferencë kryetaresh duhet kishte pikë të parë ndjesën tuaj për vërdallisjen 2 vjeçare për të mbrojtur Edi Ramën me mandatin e Olta Xhaçkës.
Qartësisht Komisioni i Venecias konfirmon drejtësinë e betejës së opozitës, duke thënë atë që çdo jurist e dinte, që zbatimi i vendimeve të GJK është i panegociushëm dhe nuk mund të varet nga vullneti politik i një mazhorance.
Znj. spiropali investove komisionin e Venecias qe më pas mos ta zbatoje atë që thotë Komisioni Venecias, edhe flisje sikur kishe lexuar gjuhë marsiane.
Me logjikën tuaj ju jeni mbi Kushtetutën, me logjikën tuaj deputeti është mbi kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe jo e kundërta.
Me këtë puç kushtetues ju jepni fund shtetit të së drejtës dhe legjitimoni që jemi në diktaturë. Nesër Gjykata Kushtetuese vendos që një ligj është antikushtetues, me logjikën tuaj ju mund ta votoni njëlloj se nuk pyesni. Me këtë standard asnjë deputeti të mazhorancës nuk mund ti hiqet kurrë mandati, sepse e mbrojnë votat politike. Ju mund të bëheni investitor strategjik, ju mund të merrni prona publike, tendera. Sot Olta, nesër kushdo.
Jeni betuar në Kushtetutë, apo jeni betuar për kokën e Edi Ramës?
Me vjen keq që znj. Bushka po djeg diplomën e saj duke thënë që vendimet e gjykatës kushtetuese nuk janë detyruese për kuvendin
Kërkoj në emër të grupit të mos mbani peng kuvendin për interesa klienteliste, të fusni të enjten për votim raportin dhe ta dërgoni menjëherë po nesër në Gjykatën Kushtetuese.