Nga sot Qendra Kombëtare e Biznesit nuk do ofrojë më shërbime në sportel por vetëm përmes portalit e-Albania.
Po kështu edhe aplikimet për korrigjimin e gabimeve do bëhen online. Për çdo vendim të QKB-së aplikantët do njoftohen online, përmes portalit e-Albania.
Në vendimin e qeverisë sqarohet se çdo person i interesuar, pa qenë i detyruar të identifikohet, mund të kryejë, kërkime në të dhënat e publikuara nga QKB-ja në faqen zyrtare, për çdo të dhënë të regjistruar, me përjashtim të adresës së banimit të individëve. Këto kërkime mund të kryhen elektronikisht në faqen zyrtare të QKB-së.