Kreu i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori është takuar me pensionistët në protestën e gjashtë para kryeministrisë.
Ai shkruan se pavarësisht sharjeve të kryeministrit Rama e shurdhërisë së qeverisë, pensionistet dhe Lëvizja Bashkë janë bashkë prej dy muajsh duke protestuar, gjë që do ta bëjnë edhe javën që vjen.
“Askujt nuk do t’i kishte shkuar ndër mend se pensionistët do të dilnin gjashtë herë rresht në protestë. Edhe pas bonusit të fundvitit, edhe pas shurdhërisë së qeverisë, edhe pas sharjeve të Ramës, edhe pas broçkullave të ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, edhe pas bojkotit të mediave.
Jemi bashkë prej dy muajsh. Do të bëhemi jemi bashkë pas një jave. Do të bëhemi edhe më të shumtë bashkë në muajt dhe vitet në vazhdim. Derisa të bëjmë realitet “utopinë” e minimumit jetik dhe pensioneve dinjitoze.” – shkruan Qori në Facebook.