Vendosni fjalën kyçe....

Jorida Tabaku: Në 11 vite pushtet socialist 95% paguajnë taksa, 5% përfitojnë (Video)


Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka postuar nw rrjetet e saj sociale një video që shpjegon sistemin e korruptuar që lind prej taksave abuzive tek shpërndarja e tyre.

Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane e ka quajtur sistemin aktual ekonomik dhe fiskal të ngritur nga mazhoranca si “të padrejtë dhe pandershëm ” pasi godet 95% tw shqiptarëve.

“Në 11 vite pushtet socialist: 95% e shqiptarëve paguajnë taksa të larta, ndërsa vetëm 5% përfitojnë! Ky është sistemi që ka krijuar pabarazi ekstreme dhe po largon qytetarët nga vendi, ” deklaroi Tabaku.

Deputetja e demokrate ka theksuar dy shembuj të freskët që sipas saj ilustrojnë pabarazinë dhe padrejtësinë e thellë në menaxhimin e buxhetit të shtetit.

Sipas deputetes, 500 mijë euro janë shpërdoruar nga Parlamenti për të paguar një listë ekspertësh, shumica e të cilëve janë të lidhur me Partinë Socialiste, për të hartuar programin e saj partiak . Ndërkohë, ajo shton se qeveria po mbështet pagesat e interesave të kredive për administratën publike, një veprim që sipas saj përforcon pabarazinë mes qytetarëve.

“Të gjithë shqiptarët e shtresës së mesme dhe bizneset e ndershme paguajnë sot taksa që shpërdorohen për të mbështetur këtë sistem të padrejtë. E ndërkohë, qeveria thotë se nuk ka para për pensionet! ” – deklaroi Tabaku.

Deputetja theksoi se ky sistem, i cili mbështetet në korrupsion dhe shpërdorim të fondeve publike, ka krijuar një pabarazi të thellë ekonomike, ku 95% e shqiptarëve paguajnë taksa të larta për të mbështetur një pakicë që përfiton në mënyrë të padrejtë. Ajo e quajti këtë fenomen “ korrupsion të ngritur në sistem, një korrupsion që fatkeqësisht ka zënë rrënjë. ”

“ Ky është sistemi që po i largon shqiptarët nga vendi, ” përfundoi Tabaku, duke bërë thirrje për ndërgjegjësim dhe reagim ndaj kësaj situate.

“Një sistem i korruptuar nis nga taksat që shqiptarët paguajnë dhe si shpërdorohen ato! Në 11 vite pushtet socialist: 95% paguajnë, 5% përfitojnë! Kjo është fytyra e një sistemi të padrejtë dhe pandershëm! Ku shkojnë paratë e taksave që paguan cdo shqiptar? Dy shembuj shumë të freskët nga java e shkuar. E para, Parlamenti i Shqipërisë pagoi 500 mijë euro një listë shumë të gjatë ekspertësh në pjesën më të madhe të lidhur me Partinë Socialiste për të hartuar programin e partisë dhe së dyti, qeveria shqiptare është duke mbështetur pagesat e interesave të kredisë për të gjithë adminstratën publike. A ka pabarazi më të madhe? A ka sistem më të pandershëm të ngritur sesa ky? 

Të gjithë shqiptarët e shtresës së mesme dhe jo vetëm dhe të gjitha bizneset e ndershme paguajnë sot taksa për tu shpërdoruar në këtë mënyrë , për të ngritur këtë sistem? E pastaj thonë që nuk ka taksa e nuk ka para pensionet, ndërkohë që ka sot për të ngritur një sistem të tërë të administratës publike për ta mbështetur atë edhe në mënyrë të padrejtë me taksat e të gjithë shqiptarëve për të paguar shpenzime të cilat nuk janë shpenzime primare.

Sistemi i ngritur që nuk  vlerëson punën, që mbështet korrupsionin, sistemi i ngritur ku 95% e shqiptarëve paguajnë taksa më të larta ndërkohë që ka një grup që përfiton nga këto taksa që shkojnë në buxhetin e shtetit është ai sistem që po i largon sot shqiptarët. Ky është korrupsioni i ngritur në sistem, korrupsioni me ligje, korrupsioni me taksa, korrupsioni  me pagesa, korrupsioni që fatkeqësisht ka zënë rrënjë.” – thotë Tabaku në mesazhin me video.