Vendosni fjalën kyçe....

“Po mbroni Olta Xhaçkën që bëri të shoqin investitor strategjik, po bllokoni Kushtetuesen e Venecian” – Berisha


Kreu i PD-së Berisha paralajmëroi socialistët se do e sjellë mosbindjen civile brenda sallës së Kuvendit ndërsa denoncoi socialistët se po mbrojnë deputeten Olta Xhaçka edhe pasi ajo ka shkeelur ligjet dhe ka bërë të shoqin investitor strategjik.

Sipas kreut të opozitës, Xhaçka është e dënuar nga Gjykata Kushtetuese dhe Komisioni i Venecias ndërsa po mbrohet në shkelje të ligjit nga kolegët e saj.

“Kjo që ndodh në këtë Parlament është e pashembullt. Kjo mazhorancë është shndërruar në parzmore të grabitjes dhe plaçkitjes së pasurisë publike nga ministrat dhe qeveritarët. Në historinë e Eruopës dhe të botës nuk ka ndodhur që një ministre pasi bëri burrin e vetë investitor strategjik, në shkelje të ligjeve, ju po mbani këtu në mënyrën më të paimagjinueshme njeriun e dënuar nga Gjykata Kushtetuese dhe Komisioni i Venecias. Ky është një qëndrim ekstrem për të mbrojtur me cdo kusht vjedhjet e plaçkitjet që kanë bërë. Fijet e Olta Xhaçkës që bëhet këtu personazh unik, janë të lidhura direkt me Edi Ramën sepse ky sic është bërë e njohur, është 30% i investitorëve strategjikë. Nëse ju pasi keni futur në xhep SKAP-in e partisë, pasi përpiqeni të injoroni aktet e kontrollit të shtetit, bllokoni vendimet e GJK, të Komisionit të Venecias, flamuri juaj i zi i hajdutit meriton të digjet në sheshin Skënderbej. Jeni si zogjtë në klloçkë, por klloçkës i vjen fundit dhe do dilni pa pupla. Mazhoranca Xhaçka, Kushtetuta Xhaçka!” – tha Berisha.