Vendosni fjalën kyçe....

Përfaqësuesja e ambasadës amerikane i shkon në zyrë KLP-së


E ngarkuara ame punë e ambasadës amerikane në Tiranë takoi sot anëtarët e KLP-së.

Ajo i nxiti ata të veprojnë me integritet e të marrin vendime në dobi  të sistemit.

“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua sot me anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Në mesazhin që u është përcjellë e dërguara e SHBA-së nxiti anëtarët që të veprojnë me integritet dhe të marrin vendime në dobi të sistemit, pavarësisht sfidave dhe presioneve.” – shkruhet në shënimin e faqes së ambasadës në Facebook.