Forca të shumta policie e RENEA kanë ushtruar kontrolle orët e para të mëngjesit të sotëm në një operacion të SPAK-ut.
Pesë urdhërarreste janë firmosur nga prokuroria speciale ndërsa kontrollet janë kryer në lagjet e qytetit Dobraç, Kiras, Rus, Dergut dhe në fshatrat Shtoj i ri dhe Shtoj i vjeter.
Kontrollet janë bërë me vendim të Gjykatës së Posaçme ndërsa një nga banesat e kontrolluara ështëajoe Safet Bajrtit, shkruan Shqiptarja.
Në banesn e tij janë gjetur 19 mijë euro, të cilët ishin futur në në një arke kursimi të vajzës së tij 1 vjeçare. Gjithashtu janë sekuestruar në banesën e Safet Bajrit edhe 2 telefona, celulari i tij dhe celulari i gruas.
Vetë Safet Bajri është lënë i lirë pasi është marrë në pyetje.
Gjatë operacionit janë sekuestruar armë të cilët do verifikohen nëse janë përdorur në ngjarje të ndryshme kriminale. Pesë makinat e blinduara që janë sekuestruar janë gjetur në banesën e vëllait të Behar Bajrit.