Vendosni fjalën kyçe....

Kreu i “Lëvizjes Bashkë” Qori:72% e pensionistëve marrin nën minimumin jetik, u bëhet presion të mos dalin në protestë


Kreu i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori tha sot se pensionistët dhe qytetarët kanë frikë të protestojnë pasi kanë frikë për vendet e punës.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës24, ai tha se frika për të protestuar është formë e diktaturës.

“Shumë pensionistë ndjehen të kërcënuar me fëmijët e tyre. Dje takova një pensionist, më tha nuk më njeh sepse vij me kapele në protestë dhe djali më thotë vër një kapele që mos të të njohin se je ti se më heqin nga puna. Kanë frikë njerëzit për vendet e punës dhe këtë e dëgjoj masivisht çdo ditë. E dëgjoj nga ata që kanë fëmijët në punë shteti, ata që kanë një biznes. Kjo është një formë e diktaturës, një formë e kërcënimit të njerëzve. Kjo nuk është demokraci. Kjo do rriste pensionet. Kjo nuk është llogari elektorale. Kur e kemi nisur çështjen e pensioneve na thoshin e keni kot se e kanë ndarë që në 91. Por kjo protestë ka gjetur vend te pensionistët. Janë kategoria më e brishtë, në çdo protestë vjen ambualanca, ka të tjerë vijnë dhe rrinë 10 minuta e nuk durojnë dot diellin. Nuk janë si studentët që rrinë 5 orë. 72% e pensionistëve marrin pension më pak se minimumi jetik, pra vdesin për bukë, nëse nuk do të kishim solidaritetin familjar. Pensioni minimal në Shqipëri është 25 % e pagës mesatare dhe kjo është ulëritëse. Kjo qeveri është e dështuar në kuadër të minimumit jetik. Kategoria e pensionistëve që proteston tregon përkushtim dhe ndjenjë të lartë të sakrificës.” – tha Qori.