Vendosni fjalën kyçe....

Shkarkohet drejtoresha e TOB-it Abigeila Voshtina


Abigeila Voshtina është shkarkuar sot si drejtoreshë e e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Ajo u emërua në këtë pozicion në vitin 2022 pasi fitoi konkursin dhe do kishte mandat katërvjeçar.

Në vendimin e nënshkruar nga Balluku nuk jepen arsyet e shkarkimit.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 9, të   ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Znj. Abigeila Voshtina, drejtor i Përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, lirohet nga kjo detyrë. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare””, thuhet në vendim.

Para se të zgjidhej drejtoreshë e TOB-it. Voshtina  ka qenë këshilltare për Kulturën në Kryeministri.