Një 18-vjeçar u arrestua nga Policia e Fierit në kuadër të operacionit “Flagranca”.
Policia vuri në pranga shtetasin Juled Spahija i cili u kap me doza lënde narkotike kanabis.
“Si rezultat i kontrolleve të ushtruara për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca e Posaçme Operacionale e DVP Fier bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, në kuadër të operacionit “Flagranca”, arrestuan shtetasin J. S., 18 vjeç, banues në Fier.
Shërbimet e Policisë nga kontrolli fizik i gjetën shtetasit J. S., dhjetra doza të lëndës narkotike cannabis sativa, të cilat i kishte pregatitur për shitje.
Dozat e lëndës narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me 1 celular.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njoftoi Policia.