Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim i fuqishëm në Tajlandë, 3 të vrarë dhe 48 të plagosur


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tajlandë me pasojë 3 të vrarë dhe 48 të persona të plagosur.

Të paktën tre persona u vranë kur një lëndë me eksploziv shpërtheu në mes të turmës në një festival në Tajlandë. Ndërkohë 48 persona janë plagosur, gjashtë prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Sulmi ndodhi pak para mesnatës të së premtes në një festival vjetor në Umfang në provincën veriore Tak, pranë kufirit me Mianmarin.

Autoritetet kanë ndaluar dy persona si dy të dyshuar kryesorë të ngjarjes. Autorët e dyshuar hodhën eksploziv para një skene ku po kërcenin dhjetëra persona.

Videot e postuara në rrjetet sociale tregojnë panikun e qytetarëve pas shpërthimit të lëndës plasëse, raporton BBC.

Kryeministrja e vendit Paetongtarn Shinawatra shprehu ngushëllimet e saj për familjet e të vrarëve dhe theksoi se autoritetet e sigurisë do të hetojnë shkakun e shpërthimit.