Vendosni fjalën kyçe....

Kush është Irakli Davella, shqiptari  i ekzekutuar në atentatin mafioz në Athinë


47-vjeçari irakli Davella është shqiptari që u ekzekutua pasditen e sotme në kryeqytetin grek Athinë.

Në atentat u plagos edhe një shqiptar tjetër i identifikuar si Edi Lolo. Davella dhe Lolo u qëlluan nga një makinë e vjedhur ditën e sotme në Patisia. 47-vjeçari  humbi jetën në vendin e ngjarjes ndërsa Lolo ndodhet në gjendje të rëndë në spital me plagë në kokë e bark.

Davella është proceduar më herët për pjesëmarrje në organizatë kriminale ndërsa ka pasur lidhje me tre emra të njohur të botës së krimit në Athinë, gjithashtu të ekzekutuar, Manolis Karagiannis, Vasili Griva dhe Giorgo Litsa.

Davella ka edhe nënshtetësi greke ndërsa ka disa biznese në Greqi e Shqipëri.Viktima është pronar i një lokali në Peristeri të Athinë si dhe  një Bar-Restorant e një supermarket në Delvinë. Në Greqi ai kishte edhe një biznes në një ishull grek, ku jepte makina me qira.