Vendosni fjalën kyçe....

22-vjeçari qëllon për vdekje 5 persona në Francë


Pesë persona janë vrarë në Francën veriore ndërsa një 22-vjeçar është dorëzuar në polici, sipas mediave franceze.

Katër persona, duke përfshirë dy roje sigurie dhe dy emigrantë që qëndronin në kamp, u qëlluan për vdekje në Loon-Plage, pranë Dunkirk, tha kryeprokurorja e qytetit Charlotte Huet në një deklaratë, siç raportohet nga mediat franceze.

Autori i armatosur rrëfeu gjithashtu se kishte qëlluar përvdekje një tjetër person në Ëormhout, shtoi prokurori.

Kryebashkiaku i Dunkirk Patrice Vergriete tha se motivi pas sulmeve “mbetet i panjohur”.

Në veturën e të dyshuarit janë gjetur disa armë zjarri dhe ai më parë ka qenë i panjohur për policinë, thuhet në deklaratën e prokurorit.

Të pesë vrasjet thuhet se u kryen brenda më pak se dy orësh në zonën e Dunkirk.