Cikloni shkatërrimtar që goditi ishullin francez të Mayotte, dyshohet se i ka marrë jetën të paktën 1000 personave.
Ekipet e shpëtimit po përpiqen të arrijnë të mbijetuarit pasi territori, në brigjet e Afrikës Lindore, u godit nga një ciklon gjatë fundjavës.
Vendbanime të tëra u rrafshuan kur cikloni Chido solli shpejtësi të erës prej më shumë se 225 km/h (140 mph), me më të varfrit që jetonin në fshatra të varfra veçanërisht të goditura.
“Numri i të vdekurve mund të arrijë “afër një mijë apo edhe disa mijëra”, deklaroi prefekti i ishullit, Francois-Xavier Bieuville.
Ministri i Brendshëm i Francës, Bruno Retailleau po udhëton sot në ishull me 160 ushtarë dhe zjarrfikës për të përforcuar 110 që janë tashmë atje.
Presidenti Emmanuel Macron tha: “Mendimet e mia janë me bashkatdhetarët tanë në Mayotte, të cilët kanë kaluar orët më të tmerrshme dhe që për disa kanë humbur gjithçka, kanë humbur jetën”.
Aeroporti dhe spitali kryesor gjithashtu pësuan dëme të mëdha, tha kryeministri i ri Francois Bayrou .
Ai tha se shumë njerëz që jetonin në kasolle të pasigurta në zonat e varfëra kishin qenë në rrezik serioz nga cikloni.
Ministria tha se 1,600 oficerë policie dhe xhandarmërie ishin dërguar për të ndihmuar shpëtimtarët dhe zjarrfikësit lokalë nga Mayotte dhe Reunion aty pranë.