Është paraqitur sot, 16 dhjetor, në Gjykatën e Fierit adoleshenti 17-vjeçar i cili mëngjesin e së premtes (13 dhjetor) goditi 4 herë me mjet prerës shokun e klasës në gjimnazin “Mustafa Hoxha” në Cakran, pas një konflikti të çastit.
Sipas raportimeve nga News 24, autori me iniciale B. D, ra në prangat e policisë menjëherë pas ngjarjes, ndërsa dy ditë më parë është arrestuar nga blutë e Fierit , dhe mbi të rëndon akuza “ Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.
Sipas dëshmisë së të plagosurit, konflikti ka nisur një muaj më parë pas postimit të disa fotove në rrjetet sociale, ndërsa autori pritet që në dëshminë e sotme, të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen.
Ndërkohë 17-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe nuk dihet nëse ky detaj do të merret në konsideratë nga togat e zeza.
Adoleshent do të dalë para trupit gjykues të përbërë nga gjyqtarja e gatshme për të mitur Klodiana Kryeziu, dhe Prokurore Oliana Gjergjefi e cila ishte e pranishme në shkollë edhe ditën e ngjarjes dhe në deklaratën për media ka pohuar se ngjarja është shumë e rëndë, por ka garantuar hetim të plotë dhe të gjithanshëm.