Vendosni fjalën kyçe....

Balliu: Më 23 dhjetor Tirana nën kontrollin e qytetarëve, Rama po përdor krimin në zgjedhje


Sekretari organizativ në PD Klevis Balliu akuzoi kryeministrin Rama se po  përdor krimin e organizuar për zgjedhjet e 11 majit 2025.

Ai tha se janë miratuar tre rezoluta të rëndësishme nga Partia Republikane në SHBA dhe grupi i partive të qendrës së djathtë në BE në mbështetje të PD-së.

Balliu theksoi se protestën e 23 dhjetorit Tirana do jetë nën kontrollin e qytetarëve.

“Nuk ka rëndësi data, por arsyet e kësaj proteste. Çdo qytetar që e ndjen xhepin e tij më bosh se kurrë justifikon çdo akt të mosbindjes civile. Janë 3 rezoluta jetike për demokracinë tonë. Qeveria përdor krimin e organizuar në zgjedhje dhe në kushte të tilla qeveria teknike është jetike për zgjedhje të lira dhe me standard. Më 23 dhjetor, Tirana do të jetë nën kontrollin e qytetarëve. Më 23 dhjetor do bllokohen rrugët e korrupsionit, jo rrugët për qytetarët. Qytetarët kanë të drejtën e tyre të protestojnë. Ne kërkojmë që në Shqipëri të bëhen zgjedhje normale, mos kemi bandat që marrin peng procesin”, tha Balliu nw New24.