Vendosni fjalën kyçe....

Çelja e grupkapitullit të 6, Komisionerja për Zgjerimin: Duam të forcojmë unionin


Komisionerja për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos, e ka cilësuar hapjen e grupkapitullit të 6 në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian si një “gur kilometrik”.

Ajo falënderoi presidencën hungareze për mundësimin e këtij hapi dhe shprehu shpresën se procesi do të vazhdojë me sukses edhe gjatë presidencës polake.

Kos theksoi se hapja e këtij grupkapitulli është një mesazh pozitiv për Shqipërinë dhe për rajonin, duke i treguar se zgjerimi i BE është një prioritet i vazhdueshëm.

“Gur kilometrik” është aksesi i Shqipërisë dhe hapja e grupkapitullit të 6.
Falenderoj presidencën hungareze për të bërë të mundur një gjë të tillë, shpresoj të vijojë edhe në presidencën polake.
Hapja është mesazh për Shqipërinë dhe rajonin se zgjerimi prioritet për BE dhe jemi të përkushtuar për të marrë rezultatet të tjerë për të përforcuar unionin në bazë edhe të ndryshimeve gjeopolitike që po ndodhin.
Negociatat është një proces që do të sjelle përfitime për qytetarët, ndërsa ne do të ndërtojmë në të ardhme të përbashkët dhe të lulëzuar”,
 tha ajo.