Mjeku Vanion Cinari ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, një ditë pas aksidentit të rëndë tek rrethrrotullimi i Saukut në Tiranë.
Ai u dërgua në spitalin e Traumës, por nuk u mbijetoi dot plagëve duke humbur jetën vetëm disa orë pas aksidentit.
Në aksidentin e trefishtë, që ndodhi mbrëmjen e së martës (17 Dhjetor), mbeti e plagosur edhe një vajzë.
Ndërkohë ende nuk dihen rrethanat e aksidentit tragjik, që i mori jetën mjekut Vanion Cinari.