Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria dhe BE nënshkruajnë marrëveshje/ Ministri i Jashtëm: Partneritet strategjik


Shqipëria dhe Bashkimi Evropian kanë nënshkruar sot një marrëveshjen e partneritet të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani u shpreh ne rrjete sociale se ky partneritet strategjik do të forcojë përpjekjet për të luftuar kërcënimet hibride dhe kibernetike.

“Sot në Bruksel nënshkruam Marrëveshjen e Partneritetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes mes Shqipërisë dhe Bashkimi Evropian, duke zyrtarizuar bashkëpunimin e zgjeruar në fusha të ndryshme të sigurisë dhe mbrojtjes.

Ky partneritet strategjik do të forcojë përpjekjet tona për të luftuar kërcënimet hibride dhe kibernetike, ekstremizmin dhe do të rrisë më tej aftësitë tona të sigurisë dhe mbrojtjes, duke kontribuar për një Evropë më të sigurt dhe më të qëndrueshme”, shkruan në rrjetet sociale Igli Hasani.