Vendosni fjalën kyçe....

SPAK mbyll hetimet për dosjen “Toyota Yaris”


SPAK ka mbyllur hetimet për dosjen “Toyota Yaris” dhe ka caktuar akuzat për personat e përfshirë. Ish-drejtuesi i Prokurorisë Vlorë Aurel Zarka, akuzohet për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm.

Zyrtarja Erjona Daupaj akuzohet për korrupsion, ndikimi të paligjshëm dhe zbulim të akteve sekret, raporton gazetarja Klodiana Lala për News24.

Radovan Çela akuzohet për korrupsion aktiv dhe ndikim të paligjshëm ndërsa Astrit Vlasi është vënë nën akuzë për korrupsion aktiv.

Dosja “Toyota Yaris” ka të bëjë menjë sasi prej 34.  milionë eurosh që u kapën në dy makina “Toyota“ në Portin e Durrësit. Ish-kreu i PD-së Basha akuzonte asokohe ministrin e Brendshëm Balla se kishte lidhje me çështjen në fjalë.