Lëvizja Bashkë protestoi bashkë me pensionistët para kryeministrisë në tubimin e shtatë të organizuar prej saj.
Kërkesat kryesore të pensionistëve janë rritje dinjitoze të pensioneve.
Kreu i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori shkruan se pavarësisht gjendjes, pesionistët iu përgjigjën thirrjes për të protestuar.
“Politikisht, rinia nuk është çështje moshe. Të sëmurë e të palodhur, të zhgënjyer e shpresëplotë, të varfër dhe kryelartë – për të shtatën herë radhazi pensionistët iu përgjigjën thirrjes së Lëvizjes BASHKË. Lart në kryeministrinë e ka kthyer në saraj, ku kryepushtetari ka edhe kosh basketbolli, qeveria mbante mbledhje dhe, me siguri, “qante” hallet e popullit.” – shkruan ai.