Policia britanike mund të sekuestrojë afro 2.7 milionë paund (3.4 milionë dollarë) nga influenceri AndrewTate dhe vëllai i tij Tristan për taksa të papaguara, vendosi të mërkurën një gjykatës në Londër.
Policia britanike ndërmori veprime ligjore në Gjykatën e Westminsterit kundër Tate dhe një personi të tretë të paidentifikuar në fillim të këtij viti.
Prokurorët thanë se Tate nuk kishte paguar asnjë taksë për rreth 21 milionë paund të ardhura nga bizneset në internet midis 2014 dhe 2022 dhe se fondet në shtatë llogari duhet të konfiskoheshin.
Gjykatësi Paul Goldspring tha në një vendim me shkrim se Tate kishte qenë i detyruar të regjistrohej në autoritetet tatimore dhe të deklaronte dhe të paguante tatimin mbi të ardhurat në Britani dhe/ose Rumani, ku ata kanë jetuar që nga viti 2017.
Andreë dhe Tristan Tate aktualisht po përballen me akuzat për trafik qeniesh njerëzore dhe akuza të tjera penale në Rumani, të cilat ata i mohojnë.
Andreë Tate tha në një deklaratë: “Së pari, ata më etiketuan si trafikant qeniesh njerëzore, por ata nuk mundën të gjenin një grua të vetme që të dëshmonte kundër meje. Kur kjo narrativë u shkatërrua, ata u kthyen në vjedhje të plotë, ngrinë llogaritë e mia për më shumë se dy vjet dhe tani sekuestruan gjithçka që mundën. Kjo nuk është drejtësi, është një sulm i bashkërenduar ndaj kujtdo që guxon të sfidojë sistemin.”