Ish-zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut është shpallur në kërkim nga policia pasi prokuroria lëshoi një urdhërarresti ndaj tij. Ai nuk është gjetur në banesë pas lëshimit të urdhërarrestit.
Urdhërarrestet për Grubin dhe një tjetër person erdhën një ditë pasi prokurorët njoftuan se ata nuk gjendeshin në banesat e tyre. Të martën, një gjykatë e Shkupit caktoi 30 ditë paraburgim për Grubin dhe Bajramin.
Ata akuzohen për disa vepra të ndryshme penale ndërsa hetimet ndaj tyre vijnë pak ditë pasi SHBA-ja e shpalli Grupin dhe famijarët e tij non grata.
Grubi është në arrati që prej datës 15 dhjetor, kur u bastis shtëpia e tij. Më vonë ai bëri një deklaratë në Facebook duke thënë se ishte jashtë vendit “për vizitë private”.
Dy ditë pas njoftimit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Grubi tha se do largohej nga politika.